Nuk do ta njihni, ky është transformimi i jashtëzakonshëm i Higuain

Gonzalo Higuain është parë sërish në stërvitje me klubin e ri Inter Miami, pasi po përgatiten për fillimin e sezonit të ri.

Sport

03/03/2021 18:33

Higuain nënshkroi me ekipin e David Beckham sezonin e kaluar dhe më pas u bë lojtari më i paguar në Ligën e Amerikës “MLS”, duke fituar 7.5 milion dollarë në sezon, me një marrëveshje deri në vitin 2022.

Tani, në prag të fillimit të edicionit të ri, Higuain është parë me një pamje krejtësisht tjetër, transmeton lajmi.net.

Ai ka hequr flokët e tij dhe shihet me një mjekër më të madhe gjatë seancës së fundit stërvitore.

Që pas largimit nga Juventus, Higuain ka shënuar vetëm një herë dhe ka asistuar edhe dy herë për Inter Miamin.

Më 17 prill do të fillojë sezoni i ri i MLS, ndërsa më 3 prill Inter Miami do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Nashville./Lajmi.net/

What occurred? Gonzalo Higuaín's new look unleashes a wave of memes - Memes  Random In English