Nuk do ta njihni Conchitën pa mjekër e me flokë të shkurta (Foto)

Fitoi Eurovisionin në vitin 2014, si një femër me mjekër dhe me emrin Conchita Wurst. Ndërsa tashmë mendon se i ka ardhur fundi Conchitas.

ShowBiz

01/05/2017 13:16

Ai ka thënë se dëshiron ndryshime në karrierë dhe se është në kërkim të diçkaje të re, për arsye konsideron se është koha që ‘ta vrasë’, personalitetin e tij të dytë.

‘Me femrën me mjekër në Eurosong fitova gjithçka. Nuk kam më nevojë për të’, ka deklaruar Neuwirth për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Conchita ka deklaruar se asnjëherë nuk ka dashur të bëhet femër. ‘Kur më afrohen meshkujt si Conchita, aspak nuk më tërheqin. Atëherë ndihem krejtësisht aseksual/e, ka thënë këngëtari.

Conchita është një këngëtar/e austriake që u bë e njohur pas triumfit në ‘Eurovision Song Contest 2014’ , me këngën ‘Rise Like a Phonix’.