Nuk do ta besoni se sa miliona euro ka fituar i dashuri i Kinsey Wolanski pas finales në “Champions”

Kinsey Wolanski ka shënuar përfitime të mëdha financiare me veprimin e saj.

Sport

06/06/2019 13:59

Kinsey Wolanski është një prej personazheve aktualisht më të përfolura në botë.

Depërtimi i saj në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve është bërë kryelajm në botë.

Modelja amerikane shkeli fushën e finales mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në Wanda Metropolitano në Madrid dhe ka fituar famë botërore, shkruajnë mediat italiane, përcjell lajmi.net.

Brenda pak ditësh nga 300 mijë ndjekës në Instagram ajo ka kaluar shifrën prej 2.4 milionë.

Ajo është detyruar të paguajë një gjobë prej 15 mijë euro nga UEFA për veprimin e saj.

Mirëpo, sipas një analize nga Apex Group Marketing, ndikimi reklamues i veprimit të saj i ka sjellë të fejuarit të saj, Vitaly Zdorovetskiy rreth 3.5 milionë euro në uebfaqen e tij Vitalyuncensored. /Lajmi.net/