Nuk do ta besoni se kush është fajtor për largimin e Shaqirit
Dejan Stankovic është fajtori kryesor për largimin e Xherdan Shaqirit nga Interi.

Sport
E ardhmja e Xherdan Shaqirit është larg Interit, pasi atë në skuadër nuk e dëshiron legjenda e skuadrës Dejan Stankovic.
Gazeta Express ka mësuar përmes burimeve të saj se, Stankovic është ai që nuk e dëshiron Shaqirin në Inter dhe për këtë e ka bindur edhe trajnerin Mancini.
Ky burim thotë se, ishte vet Mancini ai që disa herë e kishte thirrur Shaqirin në janar në mënyrë që ai t’i bashkohej Interit,ndërsa tashmë nuk e dëshiron në skuadër.
Krejt kjo prishje ka ndodhur pas kthimit të Stankovicit në një rol drejtues në Inter dhe për këtë ka pasur edhe konflikt ndërmjet Shaqirit dhe Mancinit, shkruan Express.
Shaqir këtë fazë përgatitore nuk ka luajtur asnjë minutë në 4 ndeshje të Interit, ndërsa për të interesim kanë shprehur Stoke City në Premierligë dhe Schalke e Borussia Dortmund në Bundesliga.