Nuk do ta besoni se çfarë i bëri të dashurës pas ndarjes

10:22 | 9 Shtator 2019

Ai në fillim u dënuar me 14 javë burg, ndërsa, më pas dënimi i është zbutur në 12 muaj me kusht.

Kur e dashura i tha se ka përfunduar gjithçka, 36-vjeçari nuk e pranoi si duhet këtë ndarje dhe vendosi t’i hakmerret në atë që ajo e donte më së shumti.

Benjamin Avill nga Dorset i Anglisë, ia mbyti ish të dashurës më se 50 peshq tropikal, shkruan rtv21.tv .

I nervozuar me vendimin e të dashurës për ndarje, ai zbrazi tërë shishen e zbardhuesit në akuariumin e madh të peshqve.

Megjithëse u padit në gjykatë, për tentim mbytje dhe shkaktim të vuajtjeve të pazakonta, gjallesave të pambrojtura, ai nuk do të burgoset.

Ai në fillim u dënuar me 14 javë burg, ndërsa, më pas dënimi i është zbutur në 12 muaj me kusht.

36 vjeçarit i ndalohet të mbajë kafshë për dhjetë vjet dhe duhet të paguajë 500 euro gjobë.