Nuk do ta besoni sa fitoi Joshua në një sekond, minutë dhe raund në meçin kundër Ruiz

Anthony Joshua është kampioni i ri i botës në boks.

Sport

08/12/2019 08:48

Britaniku pas gjashtë muajve ka rikthyer të gjithë titujt e botës të humbur në qershor në meçin kundër Andy Ruiz Jr.

Pikërisht me një fitore kundër Andy Ruiz Jr, Joshua rikthej lavdinë e të qenit më i miri në botë.

Përveç titujve të botës, Joshua nga ky meç ka arkëtuar edhe një shumë të madhe parash.

Hiq më pak se 66 milionë funte janë shtuar në llogarinë e 30 vjeçarit.

‘The Sun’ ka bërë një përllogaritje që Joshua ka fituar për secilën sekond të meçit, minutë, raund.

Joshua ka fituar 30 mijë e 555 funte për secilin sekond të meçit kundër Joshua.

Në një minutë luftë kundër Ruiz, ai ka fituar 1 milionë e 833 mijë e 333 funte.

Hiq më pak se pesë milionë e 500 mijë funte ia ka sjellë secili rund, ndërsa totali i kësaj ndeshje ia solli 66 milionë funte./Lajmi.net/