Nuk do ta besoni me çka është bartur Kupa e Kosovës pas ndeshjes Peja – Sigal Prishtina
Sigal Prishtina e fitoi trofeun e parë këtë sezon, duke mposhtur në finalen e Kupës KB Pejën.
Sport
Ndeshjen e zhvilluar në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, u takoi kryeqytetasve me rezultat 77-66.
Për shkaqe sigurie, trofeu i Kupës së Kosovës për në Prishtinë është sjellë me veturë të policisë, e jo siç jemi mësuar që Kupa të jetë në autobusin e skuadrës triumfuese, raporton Lajmi.net.
Kujtojmë se ndeshjet e ‘Final Four’ nuk kanë kaluar pa incidente, kujtojmë përplasjen mes Plisave dhe Torcidës që ndodhi ditën e premte.