Nuk do ta besoni kush është personi në fotografi me Salah

Ramzan Kadyrov, në fotografi me sulmuesin e Egjiptit, Mohamed Salah.

Sport

12/06/2018 12:26

Mohamed Salah, u gjend krejt papritur në qendër të polemikave pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqet përkrah liderit çeçen prorus, Ramzan Kadyrov, një personazh kontravers, për të cilin ka akuza të rëndë për ekzekutime pa gjyq, zhdukje të homoseksualëve në Çeçeni dhe për çështje te tjera që lidhen me mosrespektim të të drejtave të njeriut.

“Faraoni” ndodhej në hotel kur e njoftuan se një njeri i rëndësishëm kishte ardhur për ta takuar dhe po e priste në holl.

Pasi e takoi dhe pa që shoqërohej nga një numër i madh njerëzish të besuar, ai u bind që të shkonte në stadiumin e Grozny-t për një shëtitje të shkurtër, transmeton “SS”.

Kadyrov e shfrytëzoi disponibilitetin e Salah për të shkrepur disa foto, që më pas bënë xhiron e botës brenda pak minutash. Imazhet e Salah përkah Kadyrov konsiderohen një tentativë e liderit, që mbështetet nga Rusia, për të pastruar imazhin e tij prej vrasësi dhe dhunuesi të të drejtave të njeriut.