Nuk do ta besoni cilin futbollist e kërkon Reali

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të Liverpoolit, Alberto Moreno.

Sport

27/11/2015 16:32

Real Madrid ka identifikuar një futbollist që dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas portalit “Fichajes”, “Los Blancos” kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të Liverpoolit, Alberto Moreno, përcjell “Lajmi.net”.

Trajneri Rafael Benitez vlerëson Morenon si një futbollist që mund të jetë i dobishëm për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Andaj, ata do të tentojnë blerjen e tij në janar.