Nuk do ta besoni çfarë u ka bërë Klopp futbollistëve të Liverpoolit

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp planifikon t’ua kufizojë futbollistëve të tij takimet me të dashurat dhe gratë e tyre në qendrën sportive të ekipit.

Sport

17/10/2015 09:11

Jurgen Klopp ka filluar të bëjë ndryshimet e para në Liverpool pas emërimit në postin e menaxherit në vend të shkarkuarit, Brendan Rodgers.

Trajneri gjerman ka vendosur që t’ua kufizoj lojtarëve takimet me të dashurat dhe gratë e tyre në qendrën stërvitore në Melwood, raportojnë mediat britanike.

Klopp do të debutojë në detyrë sot në duelin në udhëtim te Tottenham Hotspur.