Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur me Bale në ndeshjen kundër Bayern Munichut
Gareth Bale ishte vetëm shikues në ndeshjen Bayern Munich - Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sport
Gareth Bale kaloi një tjetër ndeshje për ta harruar në takimin e Real Madridit ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena, në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Bale ishte rezervist te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane.
Por, sulmuesi uellsian përveç se nuk u inkuadrua fare në lojë, ai as nuk u ngroh për të qenë në dispozicion, varësisht nga opsionet e Zidane, përcjell “lajmi.net”.
Ngjarja vetëm sa konfirmon mundësinë e largimit të tij nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/