Nuk do besoni, kush e therri në kokë kitaristin e “Slipknot”

Kitaristi i grupit “Slipknot”, Mick Thomson, është therur me thikë nga vëllai i vogël gjatë një zënke në shtëpinë e tyre.

ShowBiz

12/03/2015 21:00

Mick dhe vëllai i tij, Andrew, raportohet se zënkën e filluan në oborrin e shtëpisë, ndërsa kitaristi është goditur me thikë në kokë, transmeton Koha.net.

Policia ka thënë se ai është dërguar në spital me lëndime serioze, por është jashtë rrezikut për jetën.

Vëllezërit janë dërguar në spital me ambulanca të ndryshme. Asnjë akuzë nuk është ngritur, kurse hetimet janë duke u vazhduar. lajmi.net

Vëllai e ther në kokë kitaristin e “Slipknot”