Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota!

Kryetari I Klinës, Sokol Bashota, sot nuk ka dal në zyrëne  tij edhe pse sot është ditë pune. Lajmi.net ka kontaktuar zyrtarët përkatës, por askush nuk e di ku ndodhet Bashota. Se ku është, këtë thonë se nuk e dinë as në komunë, as në polici por as në prokurori.

Lajme

05/02/2016 10:24

 

Ende nuk dihet se ku ka mbetur Sokol Bashota, kryetari i Komunës së Klinës. Ai nuk ishte prezent as dje kur policia bastisi zyrën e tij në komunë dhe disa të tjera.

Prokuroria Speciale dyushon se Bashota ka kryer vepren penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, bashkë edhe me disa zyrtarë të tjerë komunalë

Sot (e premte) edhe pse ditë punë, Bashota nuk ka dal zyrën e tij.

Lajmi.net kontaktoi me zyrtaren për media të komunës së Klinës,  Samije Gjergji,  për të kuptuar nëse kryetari bashota ka dal në vendin e punës.

“Kryetari pritet të arrijë në punë”, tha Gjergji për lajmi.net.

Por jo vetëm zyrtarja e komunës nuk e di ku ka mbetur kryetari! As  policia nuk di asgjë për vendnodhejn e tij, së paku zyrtarisht.

Të kontaktuar nga lajmi.net,  zyrtarë për informim  në Policinë e Kosovës në Prishtinë,  thanë se nuk kanë ndonjë informacion mbi vendndodhejn e kryetarit bashota.

Ata thanë se për  këtë çështje duhet folur me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Por në anën tjetër,  as zyrtarët e Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës nuk deshën që të flasin për këtë çështje. Të kontaktuar nga lajmi.net, ata sugjeruan që për këtë çështje të flitet me Policinë e Kosovës.

Sokol bashota, kryetar I komunës së Klinës,  bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi. /lajmi.net