Nuk arriti të fitojë medalje mirëpo mbetet synimi i tij jetësorë, Akil Gjakova flet pas përfundimit të “Paris 2024”

Ndonëse me një përgatitje të lartë profesionale, e me një bagazh të madh çmimesh, xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk pati fatin të sjellë në Kosovë këtë vit edhe ndonjërën nga medaljet e lojërave olimpike “Paris 2024”. Gjakova luftoi për te bronztën, por që u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit. Në një shkrim të…

Lajme

31/07/2024 15:32

Ndonëse me një përgatitje të lartë profesionale, e me një bagazh të madh çmimesh, xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk pati fatin të sjellë në Kosovë këtë vit edhe ndonjërën nga medaljet e lojërave olimpike “Paris 2024”.

Gjakova luftoi për te bronztën, por që u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit.

Në një shkrim të bërë një orë më parë në llogarinë në Facebook rreth eksperiencës në këto lojëra olimpike, ai shprehu keqardhjen që nuk pati fatin të fitojë medaljen olimpike, duke shtuar këtu se edhe përkundër këtij fakti vazhdon të mbetet synimi i tij jetësorë, transmeton lajmi.net.

“Perfunduan edhe lojerat olimpike “Paris 2024”.  Fatkeqesisht me fatin e keq iku edhe shanca per t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurre me perpara nuk ka qene me afer meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithate, nuk ma mori endrren qe une nje dite ta kem edhe kete medalje, e cila eshte synimi im jetesor“, përfundoi ai./Lajmi.net