Në Turqi nuk arrihet marrëveshje për krijimin e qeverisë

Kryeministri i Turqisë ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me partitë nacionaliste , duke e lënë vendim me pak shpresa për të krijuar qeverinë e re por hap rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Bota

17/08/2015 18:46

Partia udhëheqëse që fitoi zgjedhjet në qershor por që nuk arriti të fitonte shumicën në parlament për herë të parë pas një dekade, është detyruar që të kërkojë partner koalicioni.

Përpjekjet për të krijuar një koalicion qeverisës dështuan javën e kaluar.

Afati i fundit për të krijuar qeverinë përfundon këtë javë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet që të shpallë zgjedhje të reja, të cilat me gjasë do të mbahen në vjeshtë.

“Edhe pse ne shpresuam, fatkeqësisht është bërë e qartë se nuk ka mundësi të arrihet marrëveshje me partitë pro-sekulare apo me partinë nacionaliste”, ka thënë kryeministri Ahmet Davutoglu, pas takimit me liderin e partisë nacionaliste Devlet Bahceli.

Nëse Davutoglu nuk mund të krijojë qeverinë, ai duhet të lejojë që lideri i partisë tjetër të mundohet të bëjë një gjë të tillë.

Partia nacionaliste ka paraqitur kërkesat e saj partisë udhëheqëse, përfshirë edhe sigurimin që presidenti Erdogan- figurë dominante në parti- të mos i tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese dhe hetimet për korrupsion për njerëzit e afërt me presidentin të rifillojnë./rel