Nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë, qumështarët nesër në protestë

Përfaqësuesit e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit nuk kanë arritur marrëveshje me drejtues të ministrisë së Financave dhe asaj të Tregtisë në lidhje me kërkesat e tyre për të bllokuar importin e disa prodhimeve të qumështit dhe krijimin e mundësive për të pasur më të lehtë shitjen e prodhimeve të qumështit që ndodhen në vendin tonë.

Lajme

30/07/2014 20:51

Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit ka konfirmuar mos arritjen e marrëveshjes duke akuzuar institucionet se kanë marrë vetëm një pjesë të masave që u është kërkuar, raporton KTV.

Ai ka thënë se të nesërmen do të dalin sërish në protestë.

Mirëpo me këto deklarata nuk janë pajtuar zyrtarë të institucioneve. Ata kanë thënë t’u kenë ndihmuar dhe plotësuar të gjitha kërkesat e shoqatave.