Nuhiu: Kemi luftuar shumë dhe u shpërblyem me fitore, më gëzon fakti që realizoi Alidema

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas fitores ndaj Feronikelit.

Sport

07/03/2021 16:12

Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat minimal 0 – 1, me golin që e shënoi Alidema në minutën e fundit të ndeshjes (90+4), shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Nuhiu u deklarua, duke thënë se ndihet i lumtur me fitoren dhe faktin që Alidema e realizoi golin.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore”.

“Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli”.

“Çdo futbollist është i rëndësishëm por edhe tjerët që u paraqiten bënë maksimumin e tyre dhe më vjen mirë që u fitua ndeshja”, deklaroi trajneri i Dritës pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Drita sërish mori kreun e Superligës me 50 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/