Nuhiu: Ishim më lartë se Prishtina, na mungoi fati

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas humbjes nga Prishtina.

Sport

24/02/2021 15:20

“Intelektualët” u mposhtën për herë të tretë nga Prishtina këtë sezon, këtë herë në kuadër të Superligës, duke humbur në “Fadil Vokrri” me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Nuhiu tha se ishin më lartë se kundërshtari, por nuk kishin fat, andaj e humbën ndeshjen.

“Personalisht mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj qe ishim më lartë se kundërshtari, por thjesht kishim mungesë përqendrimi. Në ndeshjen me Trepçën kemi luajtur keq, por sot kishim paraqitje të mirë dhe mendoj se na mungoi vetëm fati në këtë takim” deklaroi trajneri i Dritës.

Drita momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë, një pikë më pak se lideri Ballkani./Lajmi.net/