Nuggets mbesin pa yllin e tyre, Murray pëson një lëndim të ‘tmerrshëm’

Jamal Murray është diagnostikuar me një ACL të thyer në gjurin e majtë.

Sport

13/04/2021 17:20

Denver Nuggets përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, kanë konfirmuar lëndimin e lojtarit dhe ai do të humbasë sezonin aktual, transmeton lajmi.net.

Jamal Murray është rikthyer në formacion për Denver të hënën, kur edhe mungoi për katër ndeshje të tjera për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.

Megjithatë, ai është lënduar përsëri dhe do të mungojë tani për një kohë të gjatë pasi ka lënduar ACL-në.

Përkundër faktit që gjatë gjithë sezonit janë ballafaquar me shumë probleme, Nuggets janë në vendin e katërt në Konferencën Perendimore./Lajmi.net/