Nowitzki emërohet ambasadori i tretë global i FIBA krahë Kobe Bryant e Yao Ming

Dirk Nowitzki është bërë ish anëtari i tretë nga NBA që është emëruar ambasadori global për Kampionatin Botëror në basketboll, Kina 2019.

Sport

16/05/2019 19:31

Gjatë së enjtes (sot), Nowitzki është shpallur si ambasador global për kampionatin e ardhshëm botëror në basketboll, i cili do të mbahet në Kinë.

Kështu, gjermani bëhet ylli i tretë nga NBA (ish) që është emëruar në këtë pozitë, duke iu bashkuar Yao Ming dhe Kobe Bryant, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur të jem ambasador për Kupën e Botës në Basketboll” ka thënë Nowitzki pasi ka fituar atë pozitë.

“Është një nder për mua që t’i bashkohem Yao Ming dhe Kobe Bryant, për të marrë këtë rol prestigjioz” ka thënë tutje gjermani.

Nowitzki kishte përfaqësuar kombëtaren e Gjermanisë për thuajse dy dekada, nga viti 1999 deri në vitin 2015.

Ishte Eurobasketi i 2005 ai që do të mbahet mend nga Nowitzki, kur ai udhëhoqi skuadrën gjermane për rezultatin më të mirë, duke mbetur në vendin e dytë, pas humbjes në finale, kundër Greqisë. /Lajmi.net/