Noterët, konsujt e sekretarët – vendimet dhe shkarkimet e ministrave të Kurtit në 15 ditë pune

Ministrat e qeverisë Kurti e kanë nisur me “vrull” punën e tyre në dikasteret përkatëse.

Lajme

21/02/2020 19:18

Megjithatë, ministrat nuk është se janë marrë fort me kryerjen e punëve të lëna në gjysmë nga qeveria Haradinaj, teksa i kanë dhënë më shumë rëndësi shkarkimeve e anulimeve të disa vendimeve, shkruan lajmi.net.

Kësisoj ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca,  ka marrë vendim që 14 konsuj të emëruar në kohën e ish-ministrit, Behgjet Pacolli të shkarkohen.

Në mesin e këtyre 14 konsujve është edhe Xheraldina Rexhepi, konsulle që ishte emëruar në kohën e PAN-it, por që kishte afërsi me LDK-në, teksa në të kaluarën kishte punuar edhe në kabinetin e ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Në  këtë formë, me vendimin e konjufcës do të lirohen nga detyra:

Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Lexo edhe:

Konjufca shfuqizon vendimin e Pacollit për emërimin e 14 konsujve

Një vendim i rëndësishëm u mor edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për anulimin e konkursit të noterëve të rinj.

Këtë e bëri të ditur vet ministrja Haxhiu përmes një konference të jashtëzakonshme për media.

Sipas saj, në këtë konkurs ka pasur shumë parregullsi, dhe se kanë pasur përparësi familjarë të politikanëve.

Haxhiu po ashtu bëri të ditur se pagesa e bërë nga kandidatët që kanë hyrë në këtë provim, do t’u kthehet atyre.

Lexo edhe:

Anulohet konkursi për noterët në Kosovë

Shkarkimi i sekretarëve:

Me vendim të ekzekutivit nga puna janë larguar edhe disa sekretarë të përgjithshëm të ministrive, të cilët i ka kaluar në listën tepricë me mundësinë e ricaktimit në pozita ekuivalente.

Në këtë mbledhje të ekzekutivit është marrë vendim që edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, të zëvendësohet me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale Izedin Bytyqin.

Disa sekretarë të përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi i qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil. Kështu ka vendosur dje Qeveria e Kosovës me propozim të kryeministrit Albin Kurti.

Ai theksoi se Qeveria do ta shqyrtojë mundësinë e ricaktimit në pozita ekuivalente ose do t’i trajtojë sipas rregullimit ligjor për nëpunësit tepricë në pajtim me legjislacionin në fuqi. Ministritë e prekura nga riorganizimi janë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Ministria e Financave dhe e Transfereve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, Ministria e Ekonomisë, e Punësimit, e Tregtisë, e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Investimeve Strategjike dhe Ministria e Infrastrukturës dhe e Ambientit.

Anulimi i tenderit 110 milionësh për Autostradën e Gjilanit:

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë me dije se ka nisur procedurat ligjore për anulimin e tenderit 110-milionësh për ndërtimin e 24 kilometrave autostradë Banullë-Dheu i Bardhë.

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se projekti i autostradës Prishtinë- Gjilan do të vazhdojë, dhe të njëjtit do t’i jipet një ritëm i ri./Lajmi.net/