Nota e Vitit 2013
Ambasadorja Tracey Ann Jacobson përmend si të sukses të vitit 20013 Marrëveshjen e 19 Prillit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këtë, ajo e ka quajtur si një të arritur të jashtëzakonshme.

Lajme
Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka vlerësuar si të arritur të vitit 2013 Marrëveshjen e 19 Prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur mes Kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Jacobson ka deklaruar t’i ketë lënë mbresa puna dhe përkushtimi i madh në Kosovë, përfshirë edhe ata që kanë diplomuar në SHBA, për të dhënë një kontribut në zhvillimin e mëtejmë në Kosovë.
“Kemi parë gjithë këtë punë të madhe, përfshirë edhe në dialogun me Serbinë”.
“Mendojmë se Marrëveshja e 19 prillit ka qenë një e arritur e jashtëzakonshme.”
“Natyrisht, mbetet edhe shumë punë për t’u bërë, sa i përket zbatimit të kësaj Marrëveshje. Por, po shohim se Kosova ka hyrë në rrugë të drejtë dhe udhëheqësia e Kosovës e ka vënë në pah punën dhe të mirat si dhe përfitimet e qytetarëve të Kosovës në afat të gjatë, e jo ato qëllimet afatshkurta”.
Ambasadorja Amerikane, po ashtu, ka vlerësuar edhe përfundimin e zgjedhjeve lokale me sukses, të zhvilluara në mënyrë demokratike dhe të lira.