Norvegjia planifikon t’i dërgojë refugjatët në vendin e arinjve polarë

Politikanët norvegjez janë duke shikuar mundësinë e dërgimit të refugjatëve në Svalnard, arkipelag i Atlantikut, që është një nga vendet më të pabanuara në botë.

Bota

13/09/2015 22:27

Gjithashtu ky vend, është i njohur për numrin më të madh të arinjve polarë. Madje raportohet se atje ka më shumë arinj polarë se sa njerëz.

Plani norvegjez parasheh që atje të dërgohen refugjatët, pasi që ka më shumë vend për pranimin e tyre. Madje ata tashmë kanë hartuar një plan dhe atë e kanë dërguar te Guvernatori i Svalbardit. Mirëpo ky rajon nuk është pjesë e zonës Schengen dhe mund të jetë problem dërgimi i refugjatëve në këtë vend, shkruan Independent, transmeton Express.

Politikanët norvegjezë po punojnë që plani të funksionalizohet 100 %. Ata kanë marrë tashmë edhe miratimin juridik në lidhje me këtë çështje.