Nora Istrefi shprenzon mbi dy mijë euro për një veshje në pushime

Kur është fjala për veshjet, Nora Istrefi nuk kursehet.

ShowBiz

23/01/2021 09:01

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, njihet për paraqitjet publike me stil shumë të veçantë, shkruan lajmi.net.

Ajo vazhdimisht është aktive në rrjete sociale, teksa ndan fotografi të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundi, artistja ka udhëtuar në Zvicër për pushime, ndërsa ndau me ndjekësit fotografi nga shëtitja në St.Moritz.

Në ato fotografi, këngëtarja mori vëmendje me kostumin e zi, për të cilin ka shpenuar goxha shumë.

Sipas “Shqip.closet”, çmimi i plotë i veshjes së Norës është 2.300 euro, teksa çmimin më të lartë e kishte xhaketa e “Moncler”.

Kurse, aksesori  nga brendi “Prada”, që e vendosi në kokë, kushtoi 280 euro. /Lajmi.net/