Nora Istrefi: Preferoj të shoh me sy të mbyllur 

Nora Istrefi ka thënë se preferon të shohë symbyllur.

ShowBiz

17/04/2019 15:30

Këngëtarja Nora Istrefi është tejet aktive për ta ndërtuar tutje karrierën e bujshme muzikore, shkruan lajmi.net.

Ajo është gati në lansimin e projektit të ri muzikor në bashkëpunim me motrën e saj Erën, këngë kjo e cila pritet të publikohet edhe dy ditë.

Derisa po i bënin xhirimet, motrat Istrefi kanë publikuar shpesh foto edhe në llogarinë e tyre në Instagram.

Nora së fundmi e ka ndarë me ndjekësit një foto në të cilën duket me shumë stil e veshur me ngjyra pranverore.

Në foto vihet re detaji se ajo i ka mbyllur sytë, për dallim nga fotot e tjera dhe me të Nora ka dhënë një mesazh se sheh me gjuhën e shpirtit.

“Më pëlqen të shoh me sy të mbyllur ??”, ka shkruar ajo pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwW2qLpF92M/