Nora Gjakova starton me fitore në Grand Prixin e Gjeorgjisë

Nora Gjakova e ka nisur mbarë turneun Grand Prix të xhudos në Gjeorgji.

Sport

29/03/2019 10:02

Xhudistja jonë e ka fituar përballjen e parë në Tbilisi, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova në përballjen e parë e vlefshme për raundin e dytë, e ka mposhtur me ippon turken, Seyma Ozerker, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me xhudisten nga Gjeogjia, Eteri Liparteliani.

Në Grand Prixin e Gjeorgjisë, Kosova po përfaqësohet edhe me xhudisten e talentuar, Loriana Kuka./Lajmi.net/