Nora Gjakova fiton duelin e parë, gjunjëzon rusen Dzhigaros

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 12:05

Në ëktë turne, Gjakova merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë, në të cilën synon një medalje, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë në këtë GP, xhudistja kosovare e kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë kishte përballë rusen Diana Dzhigaros.

Nora ishte më kërkuese që nga fillimi i duelit, duke i hapur telashe ruses e cila u ndëshkua dy herë për shmangje dueli.

Gjakova vazhdoi presionin dhe arriti të fitonte edhe një poen kundër ruses, që në fund doli të jetë i fitores.

Nora Gjakova tashmë pret për kundërshtaren e radhës , të cilën e mëson nga dueli Dabonne – Varga. /Lajmi.net/