Nora Gjakova fiton përsëri në Budapest GP, vazhdon ëndrra për të artën

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka vazhduar me paraqitje të mira në Grand Prix Budapest të Hungarisë.

Sport

12/07/2019 13:19

Gjakova e cila po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë është në rrugë të mirë për të fituar një medalje në këtë turne të rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Pasi fitoi duelin e parë me rusen Dzhigaros, Nora do të përballej me xhudisten nga Bregu i Fildishtë, Zouleiha Abzetta Dabonne.

Edhe Dabonne ishte e pafuqishme për ta ndalur luftëtaren kosovare, e cila regjistroi fitoren e dytë.

Këtë duel Gjakova e fitoi me IPPON, për të vazhduar kështu ëndrrën për medaljen e artë.  /Lajmi.net/