Nora Gjakova e pafat, e humb luftën për medaljen e artë

Nora Gjakova është mjaftuar me medaljen e argjendtë në Grand Prixin ‘Tashkent 2018’.

Sport

09/11/2018 14:53

Xhudistja nga Kosova ka qenë e pafat në luftën finale, duke u mundur nga gjermania Theresa Stoll, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo është medalje e tretë për Kosovën në Grand Prixin e Uzbekistanit.

Gjatë ditës, Kosova ka fituar edhe dy medalje të artë, me Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin./Lajmi.net/