Nora Gjakova e argjendtë në Kinë

Nora Gjakova e ka humbur luftën për medalje të artë në turneun Masters në Kinë.

Sport

15/12/2018 11:53

Xhudistja nga Kosova, është mposhtur në finale nga japonezja Yoshida Tsukasa, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Rruga deri në finale nuk ishte e lehtë për Nora Gjakovën, kur dihet se në këtë turne të respektuar pjesëmarrës kanë qenë 16 më të mirët e botës në secilën kategori.

Gjakova ka arritur t’i fitojë tri luftërat e para ndaj Telma Monteiron, Momo Tamaoki dhe Jessica Klimkait, për të siguruar medaljen e argjendtë.

Në finale Nora, u mund nga japonezja Toshida, që është kampione e botës në këtë kategori./Lajmi.net/