Nominohen 16 kandidatë për anëtarë të Kushtetueses, ja emrat

Komisioni për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i kryesuar nga Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në mbledhjen e sotme, ka nominuar 16 anëtarë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme

27/10/2015 14:40

“Komisioni vlerësoi se të 16- të  kandidatët që kanë aplikuar për gjyqtarë në këtë gjykatë, i plotësojnë kushtet e parapara, andaj është vendosur që procesi të vijojë me proceduara të mëtejme për përzgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, raporton lajmi.net.

Në mbledhjen e Komisionit u tha se nga 16 kandidatët, vetëm dy do të zgjidhen për anëtarë të Kushtetueses, ndërkaq, u sqarua se, për një pozitë nuk mund të ketë më pak se pesë konkurrentë, përfshirë këtu edhe përfaqësimin gjinor.

Komisioni vendosi që kandidatët me 9 nëntor t’i nënshtrohen provimit me shkrim, ndërkaq, atij me gojë më 11 nëntor, duke filluar në orën 10.

Bujar Muzaqi, Hashim Qollaku, Ramadan Gashi, Musa Dragusha, Rasim Krasniqi, Azem Hajdari, Shqipe Rexhepi, Hava Ismajli, Rexhep Gashi, Rexhep Kabashi, Emrush Kastrati, Zef Prendrecaj, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Vyrtyt Ibrahimaga dhe Gresa Nimani janë vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të shkuar më tej në garë. /lajmi.net