Noizy rrëfen për gjënë më të vështirë që përballoi kur shkoi në Londër

Reperi ka folur lidhur me situatën e vështirë me të cilën është përballur.

ShowBiz

02/06/2020 23:57

Noizy rrëfeu “Në Kurthin e Piter Pan” edhe për një situatë të vështirë me të cilën është përballur kur shkoi në Londër.

Një nga gjërat më të  vështira me të cilat i është dashur të përballet ka qenë shpërngulja për në Britaninë e Madhe. Kjo pasi u nda nga miqtë dhe shokët që kishte në vendlindje.

Madje reperi rrëfeu se do të kishte dashur të mos ishte larguar kurrë nga atdheu.

Kam qenë me shumë energji. Isha shumë i praptë, nuk lija dy gurë bashkë, më thotë mami. I dashur non stop. Disa gjëra nuk ndryshojnë gjatë jetës. Do doja ta kisha më pak normale rininë time. Ku them normale do të thotë se do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër. Atje filloi rinia, vazhdimi. U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re. Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”,- tha Noizy.