Noizy reagon pas deklaratës së senatorit australian, i cili fajëson myslimanët për sulmin në Zelandë

Senatori australian, Frasser Annie ka dhënë një deklaratë të turpshme, përmes së cilës tha se imigrimi i myslimanëve ishte shkak i sulmit në Zelandën e Re.

ShowBiz

17/03/2019 09:02

Frasser Annie duke dënuar krimin në dy xhamitë në Zelandë të Re, tha se prania në rritje e myslimanëve ishte problem, shkruan lajmi.net.

“Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë”, ka shtuar senatori austalian.

Reperi Noizy përmes një postimi në Instagram, ka reaguar duke thënë se nuk e beson dot që këto fjalë dalin nga një senator.

“Lutemi për këtë botë. Nuk mund t’i besoj fjalët që dalin nga goja e senatorit australian”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/