Noizy publikon artistët që do të performojnë në koncertin e tij, i ftuar edhe Buta

Noizy ka kohë prej kur ka paralajmëruar koncertin e tij, për të cilin është shprehur se do të jetë më koncerti më i madh shqiptar.

ShowBiz

14/06/2022 16:55

Ky koncert do të mbahet me 14 gusht në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”, shkruan lajmi.net.

E sot ai ka filluar të publikoj emrat e të ftuarve special që do të përformojnë së bashku më Noizyn dhe grupin e tij “OTR”.

I pari që u njoftua nga Noizy ishte, reperi Betim Januzi i njohur si “Buta”, ku ky i fundit para disa javësh ishte mjaft i përfolur lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit në qytetin e Ferizajt, ku i dyshuar për këtë vrasje është vëllai i reperit, Qendrimi i njohur ndryshe si “Reefa”.

Ndryshe, Buta ka qenë i ftuar që të përformoj në qytetin e Tetovës, por që më pas nuk mori pjesë.

Në listën që do të përformojnë do të jenë edhe: MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Xhensila Myrtezaj, Loredana.

Kjo nuk është e gjitha, pasi në listë do të shtohen edhe të tjerë./Lajmi.net/