Noizy ende i ndaluar në Shqipëri, miku i tij lajmërohet dhe jep disa detaje
Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar nga Policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij. Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” bashkë me DJ Crax-in dhe Stresin, pas një rrahje që ndodhi në një klub nate në Pejë disa…
ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar nga Policia në Shqipëri pasi ajo e Kosovës e shpalli në kërkim dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.
Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” bashkë me DJ Crax-in dhe Stresin, pas një rrahje që ndodhi në një klub nate në Pejë disa ditë më parë.
Reperi vazhdon të jetë i arrestuar në Shqipëri derisa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e tij në Kosovë.
Për këtë përmes një postimi në Instagram ka reaguar edhe miku i tij Varrosi, i cili tha se ai qëndron me Noizyn “që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri”.
“Ne respektojmë institucionet, repsektojmë ligjet por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron me disa standarte? Kur shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë”, ka shkruar Varrosi.
Ai tutje ka thënë se do të jetë në mbrojtje të tij derisa sulmohen e kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji. /Lajmi.net/
View this post on Instagram