Noizy: Dikur ikja nga policia, tani kam disa biznese

Noizy përçoi një mesazh përmes postimit të fundit.

ShowBiz

04/12/2020 17:31

Noizy është ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, i cili numëron disa projekte edhe me artistë të huaj, shkruan lajmi.net.

Krahas arritjeve të mëdha në muzikë, reperi ka arritur të jetë i suksesshëm edhe në biznes, ku drejton disa të tilla.

Ai publikoi një fotografi në Instagram, ku shihet i veshur me veshje sportive dhe dërgon një mesazh tek publiku.

“Dikur ikja nga policia, tani kam disa biznese”, shkruan ai sipër fotos.

Ndryshe, “Naughty Naughty” mbetet projekti i fundit i Noizyt në duet me Predz UK, Swarmz dhe S1mba. /Lajmi.net/ 

YouTube player