Noizy dhe Enca nuk flasin më por ky projekt i tyre rikthehet sërish në YouTube

"Bow Down", ishte një nga projektet më të pëlqyera të Noizyt dhe Encës.

ShowBiz

22/03/2019 15:39

Dyshja ka kohë që kanë prishur raportet në mes vete por këngët e tyre figurojnë akoma, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia bën të ditur se kënga “Bow Down”, është rikthyer sërish në YouTube.

“Rikthehet në YouTube, e di që ju ka munguar”, ka shkruar ajo.

Enca dhe reperi shqiptar dikur ishin miq mjaft të mirë e që më pas nuk dihen shkaqet e prishjes së raporteve.

Ky projekt është publikuar në vitin 2016 dhe numëron mbi 100 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Lajmi.net/