lajmi.net

No Messi, no problem

Barcelona vazhdon të shkelë në La Ligë. Pavarësisht mungesës së futbollistit kryesor Lionel Messi të lënduar, skuadra e trajnerit Gerardo Martino vazhdon të regjistrojë fitore dhe ka grumbulluar 40 pikë, nga 42 të mundshmet pas 14 xhirosh. Barcelona mposhti Granadan 4:0 në Nou Camp në duelin ku Messi u paraqit në fushë, por vetëm para…

Sport

23/11/2013 16:51

Barcelona vazhdon të shkelë në La Ligë. Pavarësisht mungesës së futbollistit kryesor Lionel Messi të lënduar, skuadra e trajnerit Gerardo Martino vazhdon të regjistrojë fitore dhe ka grumbulluar 40 pikë, nga 42 të mundshmet pas 14 xhirosh.

Barcelona mposhti Granadan 4:0 në Nou Camp në duelin ku Messi u paraqit në fushë, por vetëm para fillimit të ndeshjes për ta prezantuar çmimin ‘Këpuca e Artë’ si golashënuesi më i mirë në Evropë në edicionin e kaluar.

Andres Iniesta e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 19-të nga penalltia. Kurse, një tjetër 11-metërsh i mundësoi Cesc Fabregasit ta dyfishojë avantazhin për vendasit, pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në minutën e 66-të Granada mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Manuel Iturras me kartonin e dytë të verdhë. Kurse, Alexis Sanchez në minutën e 71-të dhe Pedro Rodriguez krejt në fund, e vendosën rezultatin përfundimtar.

No Messi, no problem

Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë, vazhdon të jetë figurë kyçe, por Barcelona deri më tani gjatë këtij sezoni ka treguar se është në gjendje të fitojë edhe pa të. Me yllin argjentinas larg nga forma e tij më e mirë, Barcelona arriti ta eliminojë Paris Saint-Germainin në çerekfinale të edicionit të kaluar…

Sport

28/10/2013 14:20

Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë, vazhdon të jetë figurë kyçe, por Barcelona deri më tani gjatë këtij sezoni ka treguar se është në gjendje të fitojë edhe pa të.

Me yllin argjentinas larg nga forma e tij më e mirë, Barcelona arriti ta eliminojë Paris Saint-Germainin në çerekfinale të edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, por në fund pësoi nga Bayern Munich.

Sa herë që Messi nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm, gjiganti katalan kishte vështirësi të realizojë fitore. Mirëpo, edicioni i ri ka sjell një pasqyrë të re. Në dy javët gjatë së cilave Messi mungoi për shkak të lëndimit, Barcelona realizoi fitore në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Kurse, edhe pse ai nuk realizoi gol kundër Real Madridit të shtunën, gjiganti katalan prapë shënoi fitore, falë shënimeve nga Neymar dhe Alexis Sanchez.

“Neymar është transferuar për të na fituar këto lloj ndeshjesh”, deklaroi mbrojtësi i djathtë Dani Alves.

LM