Nketiah do të qëndrojë në Arsenal

Eddie Nketiah do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa vite në Arsenal.

Sport

25/05/2022 19:27

Sipas gazetarit të The Telegraph, David Ornstein, verbalisht tashmë është arritur marrëveshja në mes të palëve, anipse nuk është nënshkruar ende asgjë.

Nketiah pati paraqitje të mira me Arsenalin në këtë fundsezon, duke shënuar në disa ndeshje të rëndësishme për “topçinjtë”, edhe pse këta të fundit nuk arritën të kualifikohen në Champions League.

Alexandre Lacazette do të jetë ai që do ta lirojë një vend në qendrën e sulmit/Lajmi.net/