Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Nju-Jorku vë karantinë për vizitorët nga 16 shtete amerikane

19:12 | 30 Qershor 2020

Shteti i Nju Jorkut do të aplikojë masën e karantinës për vizitorët nga 16 shtete të SHBA-së, ku pandemia është në rritje, njoftoi sot guvernatori Andrew Cuomo.

“Tani kemi 16 shtete që plotësojnë kriteret e karantinës dhe që do t’i nënshtrohen karantinës në Nju Jork”, tha guvernatori.

Andrew Cuomo njoftoi javën e kaluar një listë të parë karantinimi për tetë shtete jugore dhe perëndimore të SHBA-së, përfshirë Floridën dhe Teksasin.

Lista e re përfshin, gjithashtu, Kaliforninë, shteti më i populluar në vend.

Shtetet në fjalë përfaqësojnë një popullsi totale ekuivalente me pothuajse gjysmën e popullsisë amerikane.