Nju Jorku raporton më se 16 mijë vdekje nga Covid-19

Nju Jorku ka 16.482 vdekje të konfirmuara nga koronavirusi dhe 4,777 të tjera që dyshohet të jenë shkaktuara nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë e deri më 25 maj, sipas të dhënave më të fundit në faqen e internetit të qytetit.

Bota

25/05/2020 21:28

Departamenti i Shëndetit në Nju Jork nënkupton me vdekje të mundshme nga koronavirusi personat që kanë ndërruar jetë, pa realizuar test për Covid-19 kishin një test laboratorik pozitiv Covid-19, por certifikata e tyre e vdekjes rendit si shkakun e vdekjes “COVID-19” ose një ekuivalent.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara të koronavirusit dhe vdekjeve të mundshme nga sëmundja në Nju Jork arrin në 21,259.

Ndërkohë, Nju Jorku ka pasur edhe  gjithsej 196.098 raste, derisa 51.119 njerëz kanë marrë trajtim mjekësor nëpër spitale, sipas uebfaqes së qytetit. /Lajmi.net/