Nju Jorku e pagoi 1 milion dollar për të bërë asgjë

Qyteti e pagoi një punonjës të fondit pensional $1.3 milion në pagë dhe përfitime për më shumë se 10 vite – për të bërë asgjë, thotë ajo.

Bota

25/10/2015 13:32

Niki Murphy, e cila ishte renditur si një analiste e biznesit IT, tha se menaxherët e NYCERS, fondi më i madh i taksapaguesve të qytetit, refuzoi ta lejonte atë të bënte ndonjë punë për shkak se ajo ishte e martuar me ish-drejtorin ekzekutiv.

“Në 10 vite, ata më paguan rreth 1 milion dollar vetëm për të qëndruar ulur”, tha ajo për The Post. “Për çdo ditë, unë rrija ulur atje. Shikoja filma dhe thurja me grep – përballë tyre. Bëja një kurs online në shkenca kompjuterike – vetëm për t’u marrë me diçka. Ata më bënë të ndjehem e pavlefshme”, shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

Stresi i të qenit e përjashtuar nga detyrat dhe takimet nuk i bëri mirë asaj. Në vitin 2013, ajo zhvilloi kolit akut ulcerativ, një sëmundje inflamatore e zorrëve. Vitin e kaluar, ajo vuajti nga një sulm masiv në zemër në moshën 54 vjeçare.

Pasi iu nënshtrua një operacioni ‘bajpas’, ajo u rikthye në NYCERS por ende duke pasur rol të njëjtë. Ajo dha dorëheqje në maj, dy vite para se të dilte në pension.

Murphy tha se kërkonte të punonte diçka në mënyrë të vazhdueshme. “Ata thoshin gjithmonë, ‘Po, po, po, ne kemi një projekt të ri”, por kurrë asgjë nuk erdhi asnjëherë, thotë ajo.

Një menaxher i ri njëherë i dha asaj diçka për të bërë, por këshilltarët e përgjithshëm të NYCERS, Karen Mazza dhe Felita DiLorenzo, e anuluan atë dhe e qortuan menaxherin, tha Murphy.

Ai menaxher dhe të tjerët i thanë asaj: “Kjo është për shkak se ju jeni e martuar me John Murphy. Ju nuk mund të dini çdo gjë që po ndodhë”.

Në vitin 2008, John Murphy filloi një blog, NYCERS Info. Ai u bë një kritik i madh i sistemit të pensioneve për shkak të shpenzimeve, investimeve dhe tarifave në rritje, duke cituar të dhëna publike.