Nju Jorku do vendosë viktimat e COVID-19 në ishullin ku u varrosën trupat e vdekur nga Gripi Spanjoll

Të vdekurit nga koronavirusi në Nju Jork mund të varrosen përkohësisht në Ishullin Hart, meqë morgjet në vend nuk po pranojnë më trupa të viktimave të COVID-19.

Bota

07/04/2020 16:40

Nju Jorku, epiqendra e koronavirusit në Amerikë, po shqyrton varrosjen e trupave në zonën ku ishin vendosur kampe burgu gjatë Luftës Civile dhe ishin varrosur viktimat nga Gripi Spanjoll, raportojnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Zakonisht vendi përdoret për të varrosur trupa të panjohur ose të padeklaruar. Të burgosurit nga sistemi i burgjeve të qytetit gërmojnë varret.

Ndërkohë, burime brenda qeverisjes lokale kanë bërë të ditur se nuk do kthejnë në varreza parqet në vend. /Lajmi.net/