Njomza vjen pas shtatë vitesh në Prishtinë në “Sunny Hill Festival”

Edhe këtë vit do të mbahet festivali "Sunny Hill" në Prishtinë.

ShowBiz

20/06/2019 21:44

Festivali “Sunny Hill” edhe gjatë këtij edicioni do të sjellë në Prishtinë emra të njohur të muzikës, shkruan lajmi.net.

Artistja e parë që u konfirmua që do të jetë pjesë e këtij festivali të sivjetmë është Njomza Vitia, emri i së cilës çdo ditë po shënon suksese në tregun e huaj.

Përmes një postimi, Njomza bëri të ditur se po vjen pas shtatë vitesh në Kosovë, këtë herë si artiste.

“Mbaj mend që kohën më të madhe të pushimeve verore i kam kaluar si fëmijë në Kosovë, pranë miqve dhe familjes. Kanë kaluar shtatë vjet që nuk kam qenë në vendlindje. Është një ëndërr e vërtetë që të kthehem në shtëpi ! Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival”, ka shkruar Njomza. /Lajmi.net/