Njofton BIK-u: Sonte arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve
Temperaturat tejet të larta që arrinin mbi 50 gradë celsius këtë vit quan në vdekjen e shumë pelegrinëve në vendet e shenjta. Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje në Kosovë arrin grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kanë kryer haxhin në vendet e shenjta. Sipas BIK-ut, në grupin…

Lajme
Temperaturat tejet të larta që arrinin mbi 50 gradë celsius këtë vit quan në vdekjen e shumë pelegrinëve në vendet e shenjta.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje në Kosovë arrin grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kanë kryer haxhin në vendet e shenjta.
Sipas BIK-ut, në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.
“Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!
Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”,thuhet në njoftim.
Duhet përkujtuar që një kosovar ka humbur jetën derisa po kryente haxhin ditë më parë./Lajmi.net/