Njoftim i rëndësishëm nga ambasada amerikane për të gjithë ata që duan të kthehen në SHBA

Ambasada amerikane në Kosovë, ka njoftuar qytetarët e saj për mënyrën e kthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

05/04/2020 13:26

Ambasada Amerikane përmes një njoftimi, i ka informuar qytetarët amerikanë që duan të riatdhesohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë kohë pandemie, shkruan lajmi.net.

Kjo ambasadë, ka publikuar një link, në të cilin qytetarët që duan të riatdhesohen në SHBA, mund të shohin përmes regjistrimit nëse ka fluturime të tjera për atje.

Sipas ambasadës, tashmë dy fluturime veçse janë realizuar.

“Të gjithë në Ambasadë dhe në Seksionin Konsullor shpresojnë që të gjithë të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm, dhe gjatë kësaj kohe pasigurie të kujtoni se çfarë është e rëndësishme në jetë, si familja”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/