Njihuni me ultra-kontroversin Kastriot Myftaraj, që nuk i gëzohet suksesit të Majlindës

Kastriot Myftaraj, i njohur si analist në Shqipëri, sa herë që kombi shqiptar ka ndonjë sukses, ai del kundër me teori konspirative dhe akuza për personazhet që ndodhen në atë ngjarje. Myftaraj shkon aq larg me këto deklarata që mund të konsiderohen si jonormale, duke kërkuar kështu vëmendje të tepruar nga mediat.

Lajme

08/08/2016 15:02

Myftaraj pati akuzuar tifozin e njohur, Ismail Ballist Morina, i cili lëshoi dronin me flamur në mes të stadiumit të Serbisë ku kjo e fundit po ndeshej me kombëtaren shqiptare. Me këtë rast loja ishte ndërprerë, ndërkaq Myftaraj e akuzonte Ballistin si serbofil e rusofil i angazhuar nga shërbimi sekret serb për ta bërë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net

Tash së fundmi erdhi edhe një deklaratë tejet kontroverse e tij. Ai tha se nuk i gëzohet lajmit për fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike, pasi sipas tij, ajo nuk përfaqëson kombin shqiptar, por gjashtë yjet e gjashtë etnive që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, Majlinda do të duhej të merrte pjesë në olimpiadë me flamurin kombëtar dhe kështu do të njihej si shqiptare, ndërkaq ngriti teorinë se qeveritarët e Kosovës e kanë urdhëruar që ta mbaj flamurin e Kosovës.

Deklarata tjera të ‘çmendura’ të Myftarajt kanë të bëjnë edhe me fenë islame. Në emisionin Zonë e Lirë ai pati deklaruar se Meka dhe Medina duhet shkatërruar me bombë atomike sikurse Hiroshima dhe Nagasaki, sepse sipas tij, këto dy qytete të Arabisë Saudite janë fajtoret kryesore për terrorizmin.

Besojeni se e ka thënë edhe këtë: Kur u përurua statuja e Migjenit në qytetin e Pukës, Myftaraj e quajti falsifikator njërin nga shkrimtarët dhe poetët më të mëdhenj të kombit shqiptar. Sipas tij, Migjeni duke qenë i sëmurë me tuberkuloz, nuk do të duhej të jepte mësim në shkolla dhe kjo e bënë falsifikator. Myftaraj deklaron se poeti i mjerimit do të duhej të burgosej.

Por nuk është vetëm kaq. Myftaraj shkon edhe më larg me teoritë konspirative dhe akuza duke kërkuar kështu vëmendje të tepërt nga mediat. Ai pati akuzuar ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për destabilizim të shtetit shqiptar më 20 shkurt të vitit 2014. /lajmi.net