Njihuni me vajzën që sa herë teshtin i bien dhëmbët (FOTO)

Linzi Grants, 18 vjeçare, vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, e ky mister është duke ia shkatërruar gojën shumë shpejt.

Fun

21/03/2016 11:45

Linzi është punëtore në një çerdhe të fëmijëve, dhe çdo ditë vuan nga kjo sëmundje e çuditshme, ajo ka dhëmbët tepër të butë dhe sa herë teshtin i bien copëza dhëmbi nga goja, e shpeshherë i bie tërë dhëmbi, transmeton lajmi.net.

Kjo agoni e saj ia ka shkatërruar krejtësisht gojën duke i mbushur vazhdimisht gojën me gjak, dhe tani ajo po kërkon ndihmë.

Kjo gjë e ka detyruar që ajo të ha vetëm ushqimet shumë të buta.

Mjekët besojnë se ajo ka një lloj sëmundje shumë të rrallë, diabet të tipit të parë të quajtur ‘Mis Grant’, që është shkak që dhëmbët e saj janë shumë të dobët, por ajo beson se është një shkak tjetër kështu që ka ndarë historinë e saj me të tjerët duke kërkuar ndihmë nga dikush që dinë me tepër për këtë mister.

Dentistët që ajo i ka vizituar thonë se e vetmja mundësi për të është që ajo t’i nxjerr tërë dhëmbët e sa, por që do t’i kushtonin 20 mijë funta për impiant, pasi që kjo procedurë është klasifikuar si stomatologji kozmetike.

Grants ka thënë se pothuajse gjatë tërë kohës ajo ngacmohet dhe keqtrajtohet nga njerëzit që e shohin apo dëgjojnë për këtë mister të saj.

“Kjo është poshtëruese, dhe çuditem kur njerëzit vetëm më ngulin sytë duke më shikuar. Sa herë teshtij dhe më bien dhëmbët njerëzit më vështrojnë në mënyrë turpërore e shpeshherë edhe kanë nxjerrë telefonat e tyre”, thotë ajo.

“Ndonjëherë vetëm shkoj në shtëpi dhe qaj me orë të tëra sepse nuk kam çfarë të bëjë më. Nuk dua që në këtë moshë të kem tërë gojën time me proteza, por siç duket nuk kam zgjidhje tjetër”, shtoi ajo.

Linzi Grant tani është duke kërkuar ndihmë për ngritjen e fondeve prej 20 mijë funtave për të shkuar në një trajtim privat dhe për të rregulluar dhëmbët e saj. /Lajmi.net