Njihuni me sensacionin e mbrëmjes së sotme – 3 goditje, 3 gola

Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland ka barazuar rekordin e Wayne Rooney të martën me një het-trik spektakolar në pjesën e parë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2019 23:31

19-vjeçari norvegjez shënoi tre nga pesë golat e Salzburgut në gjysmën e parë në ndeshjen e tyre kundër kampionëve belg Genk – me vetëm tre goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë i tij erdhi vetëm dy minuta pasi filloi ndeshja, duke i dhënë skuadrës austriake avantazhin e hershëm, shkruan lajmi.net.

Haaland shtoi një tjetër në minutën e 34′ para Hwang Hee-chan realizoi të tretin e Salzburgut vetëm dy minuta më vonë.

Het-triku u finalizua më pas në minutën e 45′, me Dominik Sazoboszlai që shënoi të pestin, derisa ndeshja në fund përfundoi me rezultat 6-2 në favorin e ekipit austriak.

Me het-trikun e sotëm, Haaland është tinejxheri i parë që shënon më shumë se një herë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve pasi Wayne Rooney shënoi një het-trik për Manchester United në një triumf 6-2 ndaj Fenerbahce në shtator 2004. /Lajmi.net/