Njihuni me qenin që po e shëtitë gjithë botën |FOTO GALERI|
Udhëtimi i cili ka zgjatur 6 muaj ka kushtuar 250.000 funta, para të cilat Joanne i kishte siguruar nga shitja e shtëpisë, dhe me ato të holla ajo kishte strehuar rreth 15.000 qenë në rreth 50 strehimore të ndryshme.

Lajme
Qeni i njohur me emrin ‘Oscar’ së fundmi ka fituar titullin si qeni më aventurier pasiqë ka udhëtuar anembanë botës duke vizituar disa nga destinacionet më të njohura botërore. Rrugëtimi i tij rreth botës përfshinë 5 kontinente – 29 shtete, duke ndaluar kështu në pikat e njohura turistike si; Kulla e Parisit, Taj Mahal etj. Joanne Lefson e ka shpëtuar Oscarin para 5 viteve nga një kasolle ku ai ishte i ngujuar, diku në Afrikë të Jugut. Joanne dhe Oscar filluan udhëtimin e tyre në maj të vitit 2010 me qëllim që t’i inspironin njerëzit anembanë botës, të mbledhin para me të cilat do të mund t’i ndihmonin miqtë e tjerë të Oscarit të cilët jetojnë në rrugë. Udhëtimi i cili ka zgjatur 6 muaj ka kushtuar 250.000 funta, para të cilat Joanne i kishte siguruar nga shitja e shtëpisë, dhe me ato të holla ajo kishte strehuar rreth 15.000 qenë në rreth 50 strehimore të ndryshme.
Shikoni aventurat e qenushit Oscar dhe pronares së tij dhe inspirohuni që sa më shpejt të niseni në udhëtimin tuaj të radhës. /lajmi.net